Në një derbi të luftuar deri në fund, FC Dinamo Ferizaj triumfoi 2–1 ndaj FC Ferizajt, duke marrë një fitore të rëndësishme.
Merita për këtë paraqitje shkon edhe për trajnerin Besar Luri, i cili po ndërton një super-ekip me talentet e reja.
Qendërmbrojtësi Platin Rushiti ishte një prej emrave që spikati, duke dëshmuar qetësi dhe siguri në repartin e mbrojtjes. Talent i veçantë dhe emër që premton shumë për të ardhmen!