Joseph Safra është bankieri më i pasur në botë.
Fjala “Safra” në gjuhën arabe do të thotë i verdhë ose flori. Dhe kjo ka kuptim. Sidomos përderisa familja e njohur është përfshirë në tregtinë e arit që nga koha e Perandorisë Osmane duke lehtësuar tregtinë në të gjithë Lindjen e Mesme.
Të njohur për operacionet bankare të qëndrueshme, por edhe të fshehta, familja misterioze Safra vazhdon edhe sot të jetë një kështjellë e sukseseve bankare. Por pyetja që bëjnë shumë është se si mundi një familje kaq e njohur, në kohë skandalesh, të arrinte të qëndronte kaq e fshehtë në sytë e publikut? Dhe si ndodhi vdekja e parakohshme e njërit prej djemve të çmuar të kësaj familjeje, pikërisht Edmond Safra?
Dinastia Safra, siç dihet edhe sot, lindi me Joseph Safra.
Familja me prejardhje hebraike-libaneze u bënë bankierët më të besueshëm të Perandorisë Osmane, që ishte më e dukshme në tregti midis Aleksandrisë, Alepos dhe Stambollit, përcjell Telegrafi.
Kur Perandoria Osmane filloi të bie në fillim të shekullit XX-të, Jacob Safra, babai i Josephit dhe vëllai Edmond Safra, u nda nga biznesi i familjes për ta hapur bankën Jacob E. Safra në Beirut. Djali i Jacobit, Edmondi iu bashkua biznesit në moshën 16 vjeçare.
Deri në vitin 1956, Edmondi udhëtoi nëpër Atlantik për ta themeluar Bankën Zhvillimore dhe të Tregtisë në Gjenevë, përcjell Telegrafi.
Duke filluar me vetëm një milion dollarë, banka u bë qendra e perandorisë së familjes me asete që tejkaluan pesë miliardë dollarë.
Menjëherë pas suksesit të tij në Gjenevë, Safra u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të provuar fatin e tij edhe një herë. Në vitin 1966, ai themeloi Republic National Bank që do të ishte operacioni i tij më i suksesshëm amerikan.
Në dhjetor të vitit 1999, Edmondi u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Monako.