Me rolin e Paminës, Dioklea Hoxha ka debutuar në skenën e operës në Firencë të Italisë, nëpërmjet shfaqjes “Piramida e Dritës”, nga “Fyelli Magjik” e Mozartit.
Dizajnuar nga fondacioni Winds Lucenti së bashku me Maggio Musicale Fiorentino, departamentin e edukimit në qytetin e Firencës, “All’Opera” dhe të tjerë, kjo shfaqje ka pasur edhe një qëllim të veçantë.
Ajo synon që si projekt të prezantojë fëmijët dhe prindërit e tyre me kulturën muzikore duke krijuar kështu një lidhje në mes tyre dhe Teatrit të Operës në Firencë, shkruan KultPlus.
Kështu së bashku me sopranon Dioklea Hoxha kanë performuar edhe 900 fëmijë nga shkollat e Firencës.
Opera “Piramidat e Dritës” ka sjellë solistët si Chanyoung Lee, Manuel Amati, Eleonora Bellocci dhe Tommaso Barea së bashku me solisten Hoxha.