Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Kosovë, UBT të shtunën në “Klan Arena”, ka mbajtur ditën e dytë të gradimit të studentëve të gjeneratës së njëzetë, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, të diplomuarit janë profesionistë dhe ekspertë që do të kontribuojnë në fusha të ndryshme dhe se janë të aftë për tregun e punës.
Ai ka sqaruar se për dy ditë me radhë kanë diplomuar rreth 1 000 të rijnë, duke e quajtur këtë ditë historike dhe reflektimit për ta.
Haziri pati një mesazh për të diplomuarit duke u kërkuar atyre që mos të ndalen asnjëherë së kërkuari dije dhe se nga ky moment ata do të hyjnë në një botë të mbushur me shumë sfida, por edhe mundësi.
“Në sot dhe dje kanë diplomuar diku 1 000 të rijnë që kanë përfunduar studimet, që i shtohet një gjenertë e aftë në tregun e punës. Është një ditë historike, është një ditë gëzimi, është një ditë e arritjeve dhe është një ditë e reflektimit për të ardhmen”.
“Keni punuar pa u lodhur që të tejkaloni sfidat, mirë ju nuk jeni ndalur dhe keni vazhduar pa rreshtuar. Ju keni demonstruar përkushtimin për të mësuar, dhe ne festojmë arritjet tuaja dhe të ardhmen tuaj. Diplomimi është një moment pritej për të ardhmen, ju hyni në një botë të mbushur me sfida e mundësi”.
“Parimi parë ka qenë që të mbështesim cilësinë, me rëndësi është edhe gjithëpërfshirja dhe shumë e rëndësi është që të ndihmoni atyre që kanë nevojë, por keni edhe përgjegjësi që mësimi do të vazhdojë studimi duhet që të vazhdojë. Rritja profesionale nuk mbyllet këtu po vazhdon gjatë gjithë jetës. Urime dhe e ardhmja juaj qoftë e mbushur me mundësi e zhvillim”.
Studentja e dalluar Xhesika Hasa, e cila diplomoi në nivelin master në Fakultetin Inxhinier dhe Infrastrukturë, tha se diplomimi është fitore personale e profesionale, dhe se krejt ky rrugëtim është meritë e përbashkët.
Falënderim të veçantë ajo pati për profesorët, për të cilët tha se kanë krijuar mënyrë të veçantë të komunikimit, raporton EO.
“Kjo ceremoni shënon përmbylljen e një kapitulli, por jo edhe mbylljen e librit. Shpirtin ma ka përshkruar një ndjenjë malli e gëzimi. Diplomimi është fitore profesionale e personale. Në këtë rrugëtim kemi pasur sfida, kemi mësuar se mund të arrijmë gjëra të mëdha, kjo arritje nuk është meritë veç e jona, por edhe meritë e njerëzve që kemi për rreth”.
“… falënderojë të gjithë prindërit në veçanti edhe prindërit e mi që nuk janë këtu. Falënderojë edhe njeriun e zemrës, që më mbështeti. Kjo është diploma e dytë masteri për mua, i falënderoj shumë profesorët ngase kanë krijuar një mënyrë shumë të veçantë bashkëpunim me të gjithë”.
Ceremonia u përmbyll me hedhjen e kapelave, si simbol i përfundimit të një periudhe plot përkushtim dhe sakrificë dedikuar dijes dhe avancimit akademik.
Për shkak numrit të madh të studentëve që kanë përmbushur kriteret për të qenë pjesë e këtij eventi madhështor, ceremonia e gradimit ishte mbajtur edhe të premten.