Janë më shumë se 100 të diplomuar kohëve të fundit në Britaninë e Madhe të cilët janë kthyer në Kosovë dhe kanë marrë vende pune në administratën e atjeshme
“Dje ishte ditë e madhe për studentët kosovarë në Britani. Një numër i tyre morën diplomat në universitete të ndryshme britanike.
Tani, me diturinë dhe përvojën e fituar ata kthehen në Kosovë për të ndihmuar”. Kështu shkruan në një postim në fb ministri këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, Imer Berisha-Prishtina.
Më tutje z. Berisha publikon lista e plotë të atyre që diplomuan më 22 janar 2020 (disa prej tyre edhe më parë): Albian Krasniqi, Blin Berdoniqi, Florenta Fetoshi, Festa Kusari, Dan Qarkaj, Elira Hashani, Gresa Baftiu, Mërgim Hajrizi, Klit Shala, Fatlum Zeka, Binasa Ukaj, Brisilda Hoti, Endrit Gashi, Vullnet Budeci. Alba Keqa, Muhamed Hasani, Arbnor Imeri, Vjosa Preniqi, Flaka Siqeca, Erblin Ribari, Rona B. Arifi, Dorant Dinarama.
Elira Hashani
Berisha thotë për albinfo.ch se ka më shumë se 100 të diplomuar kohëve të fundit në Britaninë e Madhe të cilët janë kthyer në Kosovë dhe kanë marrë vende pune në administratën e atjeshme.
Në postimin në fjalë, disa nga të diplomuarit falënderojnë Ambasadën Britanike në Prishtinë dhe atë Kosovare në Londër për mbështetjen e ofruar gjatë shkollimit të tyre në Britaninë e Madhe.
Alba Keqa
(Në fotografinë ballore është i posadiplomuari, Vullnet Budeci)./albinfo.ch