Diplomon gjenerata e 19-të në “RIT” – Kurti: Nuk duhet të harroni përgjegjësinë që keni si pjesë e shoqërisë

Prishtinë | 22 Maj 2023 | 15:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

RIT Kosova ka organizuar Ceremoninë e Diplomimit të gjeneratës së 19-të të studentëve, raporton Ekonomia Online. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Me këtë rast ai tha se diplomat e këtyre studentëve janë dëshmi konkrete e rezultatit të punës së tyre akademike në këto katër vite.

Ai shtoi se vendimet që do t’i marrin këta student kanë potencialin që të kenë ndikim zinxhiror në shoqëri dhe të prekin jetën e shumë individëve të tjerë.

“Ka mbetur pak fare kohë deri sa t’i keni në duar tuaja diplomat, e ju e dini se diploma me të cilën pajiseni sot ka shumë vlerë. Ajo është një dëshmi fizike konkrete e rezultatit të punës suaj akademike në këto katër vite. Njëkohësisht, ajo përfaqëson edhe këmbënguljen tuaj për t’i tejkaluar sfidat me të cilat ju jeni ballafaquar gjatë këtij rrugëtimi. Ndryshe nga gjeneratat e mëparshme, ju jeni ballafaquar me një sfidë të re e të paparashikuar nga asnjëri prej nesh. Pandemia Covid-19 na detyroi që të përshtatemi me një mënyrë të re të jetesës, e kjo nuk e përjashtoi edhe sistemin tonë të edukimit”, ka thënë ai.

Ai porositi studentet që asnjë herë të mos e nënvlerësojnë peshën e vendimeve pa marr parasysh se cilat janë ato.

Kurti tha se vendimet që do t’i marrin këta student kanë potencialin që të kenë ndikim zinxhiror në shoqëri dhe të prekin jetën e shumë individëve të tjerë.

Aiu tha studentëve që nuk duhet të harrojnë edhe përgjegjësinë që e kanë si pjesë e shoqërisë.

“Sfida e ballafaqimit me pandeminë na ka mësuar që jetën nuk duhet ta shohim si një trajektore të pandryshueshme. E ardhmja sigurisht që ka shumë të panjohura, megjithatë janë vlerat e njohura ato që do t’ju përcjellin në çka do që vendosni të veproni e të krijoni në vijim. Kurrë mos e nënvlerësoni peshën e vendimeve tuaja, cilat do që të jenë ato. Duke punuar me integritet dhe përgjegjësi, jam i bindur se do të jeni të suksesshëm ngado që shkoni, çka do që bëni”, tha ai.

“Përderisa po e filloni rrugëtimin tuaj të ri në botën profesionale, nuk duhet të harroni edhe përgjegjësinë që keni si pjesë e shoqërisë. Ne japim kontribut në shoqëri, sepse marrim mundësi dhe fitojmë të drejta prej saj. Mbase dikujt mund të mos i ketë pëlqyer puna në ekip që u është dashur ta bëni shumë shpesh gjatë studimeve – jo të gjithë kanë stilin e njëjtë të punës dhe kjo ndonjëherë krijon vështirësi. Ky lloj bashkëpunimi është po aq i rëndësishëm edhe në botën profesionale. Vetëm kur i bashkoni aftësitë tuaja individuale, mund të zbatoni ide që ofrojnë zgjidhje për sfidat e shoqërisë dhe të kohës sonë. Dhe teksa punoni vazhdoni të studioni, ashtu sikurse që i rrituri duhet të mirëmbajë diçka prej kureshtjes fëmijërore për jetë, ngjashëm edhe ndërmarrësi, punëtori a zyrtari duhet të mirëmbajë diçka prej kërkimit shkencor e kritik të ditëve studentore përgjithmonë”.

“Vendimet që ju do të merrni – të mëdha apo të vogla – kanë potencialin që të kenë ndikim zinxhiror në shoqëri dhe të prekin jetën e shumë individëve të tjerë. Pavarësisht nëse vendosni të ofroni kontributin tuaj në sektorin publik apo atë privat, veprimet tuaja mund të frymëzojnë të tjerët, të nxisin inovacion, të shtyjnë përpara progresin dhe të ndihmojnë në krijimin e një shoqërie më të drejtë e më gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kryetarja e Bordit të R.I.T Kosova, Nancy Bekavac, si dhe presidenti njëherësh dhe dekan në R.I.T Kosova, Kamal Shahrabi.

RIT Kosova (A.U.K) është universitet amerikane që ofron arsimim të jashtëzakonshëm amerikan për studentët nga Kosova dhe bota përmes programeve inovative kurrikulare, eksperimentale dhe kërkimore në një kulturë me në qendër studentin.

Të ngjashme