Diplomon gjenerata e parë e studentëve të Universitetit të Gjakovës

Gjakovë | 30 Jan 2017 | 09:09 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së diplomave gjeneratës së parë studentëve të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Ceremonia mbahet sot në ambientet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, duke filluar nga ora 11:00.

Qeveria e Kosovës ka themeluar Universitetin Publik të Gjakovës me vendim Nr.02/118 të datës 06.03.2013, ndërsa Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar këtë vendim me datën 30.05.2013.

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka filluar punën me 1 tetor 2013 me Fakultetin e Edukimit me programet Parashkollor dhe Fillor, Fakultetin e Mjekësisë me programet Infermieri dhe Mami dhe Fakultetin e Filologjisë me programet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi angleze të gjitha këto programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës në prill të vitit 2013.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme