Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike në programin e studimeve bachelor.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, duke ofruar mbështetje për Akademinë dhe uroi studentët e sapodiplomuar.
“Në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme kam kënaqësinë të konfirmoj përkushtimin dhe përkrahjen time për të vazhduar avancimin e mëtutjeshëm të këtij institucioni më qëllim që Fakulteti i Sigurisë Publike të jetë lider në rajon dhe më gjerë për arsimin e lartë në fushën e sigurisë publike”, tha ministri Gashi.
Në fund studentëve të sapodiplomuar iu shpërndanë certifikatat përkatëse. Të diplomuarit vijnë nga të gjitha institucionet e sigurisë publike, nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Sprovues dhe nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave.