“Direct Relief” nga ShBA ofron mbështetje për farmaceutiken kosovare

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 16:09 | Nga

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti sot në takim përfaqësues të organizatës “Direct Relief” nga ShBA, Z. Joe Harrison (drejtor i programit) dhe Katerina Takovska.

Në takim u bisedua që programi mbështetës farmaceutikë përveç Klinikës së Gjinekologjis QKUK, që është duke u zhvilluar, të zgjerohet edhe në klinikat e tjera të kësaj qendre.

Zëvendësministri Sadiku informoi përfaqësuesit e organizatës, për reformën në sistemin shëndetësor, për projektet e përbashkëta me donatorët që për qëllim kanë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.

Ai tha se “përkundër që shëndetësia është prioritet i Qeverisë së vendit, buxheti i cili ndahet për këtë dikaster është i pamjaftueshëm për të mbuluar nevojat si në furnizim me barna dhe material harxhues ashtu edhe me pajisje medicinale”

“Organizatat si OBSh, Fondi Global, Projekt Hope etj., janë mbështetës të mëdhenj të proceseve dhe projekteve të ndryshme të MSh-së, andaj, edhe mbështetja e juaj në fushën e farmaceutikës do të ishte më e mirëseardhur për përmirësimin e shëndetësisë së vendit tonë”, tha Sadiku.

Përfaqësuesit e organizatës “Direct Relief”, kanë njoftuar Zëvendësministrin për programin mbështetës që e kanë në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë së QKUK-së, si dhe kanë ofruar mundësinë e zgjerimit të këtij programi edhe në klinikat e tjera, duke premtuar mbështetje në nevojat farmaceutike për shëndetësinë kosovare.

Ndryshe, “Direct Relief” është organizatë humanitare me seli në SHBA, e cila organizatë dhuron medikamente e pajisje medicinale në Shqipëri, Afrikë, vendet e Azisë, Maqedoni, etj., dhe tashmë do të fillojnë këtë program edhe në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme