Disa arsye pse duhet të lexosh më shumë

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Çdo herë që hapim një libër kujdesemi për veten tonë. Këtë e thonë ekspertët që tek biblioterapia shohin një kurë që është në gjendje të kurojë çdo shqetësim që ka lidhje me humorin. Mes faqeve të një libri gjenden raste të panumërta për të reflektuar mbi veten, për t’u përballur. Por të lexosh është e dobishme edhe për të zhvilluar aftësitë empatike. Për të jetuar më mirë, për të kuptuar me më shumë lehtësi personat që na rrethojnë .

Të lexuarit u bënë mirë të rriturve dhe akoma më shumë u bën mirë të vegjëlve: identifikimi me personazhet e një historie të caktuar i ndihmon ata të zbulonë anë të fshehura të karakterit duke nxjerrë jashtë frikërat dhe ankthin. Por kujdes, ka disa libra që mund të jenë më efikasë se të tjerët: rrëfimi i De Lillo, Alice Munro dhe Cehov janë më të dobishëm se romanet rozë dhe na bëjnë persona më të bukur. Sepse janë librat me funde të hapur dhe ata që janë me shumë zhvillime psikologjike të karaktereve që na shërbejnë për të bërë gjimnastikën e mendjes dhe për të zhvilluar kapacitetin tonë. Të lexuarit na ndihmon të kuptojmë më mirë të tjerët dhe veten tonë. Ligësitë përfshirë.

Të lexosh të bën më shumë inteligjentë, por duhet nisur herët. Për të rinjtë, që t’u mësohet respekti dhe lufta kundër paragjykimeve më mirë t’i besosh Harry Potter, siç ka rezultuar edhe nga një kërkim italian i publikuar në revistën Psychologytoday.

Por edhe për atë që djalosh nuk është prej kohësh: të lexosh shumë është një nga faktorët mbrojtës më të rëndësishëm kundër plakjes së trurit.

Pra, të lexosh është një investim i mirë për shëndetin, për të paktën 6 motive. Ja ç’kemi gjetur.

PËR TË KUPTUAR MË MIRË TË TJERËT

Këtë e thotë një kërkim i publikuar në “Science” në 2013: Lexuesit më të etur janë në gjendje të kenë empati më të madhe me personat e tjerë. Interesant rezultati i kërkuesëve shkencorë të Universitetit “VU Medical Centre” në Amsterdam: të mirat që vijnë nga leximi zgjasin në kohë. Efektet mbi empatinë vzhdojnë edhe për një javë.

PËR T’U ÇLIRUAR NGA STRESI

Një studim i universitetit të Sussex në Britaninë e Madhe ka treguar që për të ulur nivelin e stresit, mënyra më e mirë është leximi (68 për qind), më shumë se muzika (61 për qind), një filxhan çaji (54 për qind), dhe një shëtitje (42 për qind). Kanë mjaftuar vetëm 6 minuta lexim për të qetësuar frekuencën kardiake dhe për të ulur tensionin muskulor.

SEPSE I BËN MIRË MENDJES

Në këtë rast studimet janë të shumta. Mund të citojmë Universitetin e Stanford në Kaliforni. Atje një grup neurobiologësh, i drejtuar nga Natalie Phillips, ka siguruar që leximi i sjell përfitime të mëdha trurit. Demonstrimi është bërë duke i kërkuar një grupi studentësh të letërsisë të lexonin një roman të Jane Austin. Rezultoi se fluksi i gjakut në tru gjatë leximit rritej shumë. Të lexosh nuk e lodh trurin, përkundrazi, e mban të impenjuar.

PËR T’U BËRË TË RRITUR INTELIGJENTË

Fëmijët dinë të lexojnë mirë që në moshën 7 vjeçare dhe bëhen më inteligjentë me kalimin e viteve. Ky konkluzion vjen nga një studim i Universitetit të Edinburgut dhe nga Kolegji King i Londrës. Në eksperimentin në fjalë u përfshinë afërsisht 1.900 binjakë identikë (monozigotë) pjesëmarrës në një studim të mëparshëm mbi zhvillimin e hershëm të binjakëve në Britaninë e Madhe. Të gjithë fëmijët iu nënshtruan testeve njohëse dhe të letërsisë në mënyrë të përsëritur në moshat 7, 9, 12 e 16 vjeç. Diferencën e bëri “cilësa” e inteligjecës. Më shumë se çdo aftësi tjetër, rezultoi që ishte cilësisht më inteligjent ai që nuk ndante librin nga dora ndër vite.

PËR TË QENË MË KURAJOZË PËR T’U PËRBALLUR ME JETËN

Në faqet e një libri mund të gjesh edhe kurajon për t’u përballur me problemet e jetës. E thonë kërkuesit shkencorë të Universitetit Shtetëror të Ohios: të lexosh historinë e dikujt që ka tejkaluar vështirësi të ngjashme me të vetat, ndihmon lexuesin të ketë një motivim më të madh për të arritur qëllimet dhe objektivat e tij në jetë. Identifikimi me veten, të jetosh ngjarjet e treguara në libër, i lejon lexuesit të fitojë zgjidhje dhe aftësi për t’u përballur me problemet në jetën e përditshme.

SEPSE DO TË JETË MË E THJESHTË PËR T’U DASHURUAR

Nina Bahadur shkruan në Huff Post SHBA se ka identifikuar 12 motive për të frekuantuar një grua që lexon. Por bëhet fjalë për motive që me gjithë sinqeritetin e mundshëm konsiderohen unisex. Dhe që e bëjnë më të lehtë procesin e të dashuruarit. Sepse kush lexon, nuk ka frikë të qëndrojë vetëm; di të dëgjojë dhe ka një kujtesë të madhe për detajet. Pastaj të frekuentosh një grua që lexon do të jetë më e lehtë. Do të mjaftojë pak për ta ftuar për të dalë: një takim i bukur në librari, bibliotekë, takim me ndonjë autor të mundshëm në një mbrëmje letrare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme