Disa deputetët të LDK-së nuk e presin pauzën, largohen nga salla

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 13:07 | Nga Hasan Hoti

Disa deputetë të LDK-së, kanë lëshuar sallën e seancës plenare, ende pa përfunduar punimet, raporton Ekonomia Online.

Ishte kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili propozoi që pas orës 13:00 të shkohet në pauzë, disa deputetë të LDK-së nuk e përfillën këtë kërkesë, por që u larguan, teksa dëgjoheshin duke thënë se kanë punë tjera. 

Në sallë kanë mbetur vetëm Arben Gashi, Driton Selmanaj dhe Agim Veliu.

Kjo nuk është hera e parë që deputetët largohen pasi nënshkruajnë për mëditjet e tyre.

Të ngjashme