Disa fëmijë në Gjermani u vaksinuan aksidentalisht me një vaksinë kundër coronavirusit që nuk ishte miratuar ende për grupmoshën e tyre të dielën, thanë zyrtarët lokalë.
Sipas dpa, përcjell Telegrafi, në një qendër vaksinimi të distriktit Olpe në North Rhine-Westphalia, disa fëmijëve iu injektua vaksina Moderna.
Ndërkohë që vetëm vaksina e BioNTech është miratuar për fëmijët deri më tani.
“Për ngjarjen janë njoftuar menjëherë prindërit e fëmijëve të prekur”, njofton qarku.
Në një bisedë me drejtorin mjekësor të qendrës së vaksinimit, prindërit u njoftuan se në Agjencinë Evropiane të Barnave ishte ende në pritje miratimi për vaksinën Moderna për fëmijët.
Megjithatë, në momentin e daljes nga qendra e vaksinimit, tek fëmijët nuk u vërejtën ndonjë anomali.
Sidoqoftë, me kërkesë të prindërve, ngjarja është denoncuar në polici.
Numri i fëmijëve të përfshirë nuk u bë i ditur ndërsa qendra e vaksinimit po merr si mundësi gabimin e punonjësit për të rishikuar të gjitha procedurat dhe vaksinimet e fëmijëve.
“Nëse zbulohen raste të tjera, prindërit do të informohen”, është thënë në një njoftim.
Në nëntor, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dha dritën jeshile për vaksinën BioNTech për fëmijët nga mosha 5 vjeç. Kjo ishte vaksina e parë e miratuar në BE për fëmijët nën 12 vjeç.
Ndryshe, fëmijët marrin vetëm një të tretën e dozës së të rriturve.