Disa fjalë rreth rritjes parabolike të kompanisë së çipave inteligjentë, AMD

Prishtinë | 12 Maj 2026 | 15:14 | Nga Arsim Ajeti

Në botën e teknologjisë së avancuar që është e ndërlidhur me bursat globale (NASDAQ/NYSE), pak histori janë aq bindëse sa ringjallja  e komopanisë së çipave inteligjentë AMD (Advanced Micro Devices) nën udhëheqjen e Lisa Su.

Në një konkurrencë të dominuar nga Nvidia, AMD arriti të sjellë novacione dhe risi me çipa të rinj dhe po aq të fuqishëm sa rivali Nvidia. Dhe në këtë mënyrë, më në fund, të hyjë në treg dukshëm më e kërkuar se konkurrenca. E gjithë kjo solli fitime parabolike të aksioneve që kanë heshtur edhe kritikët më të mëdhenj.

Për vite me rradhë analistët e tregut kanë nënvlerësuar AMD-në, por kërkesat e bizneseve të mëdha (lexo konsumatori) gjithmonë ka fjalën e fundit. Prandaj, rritja e brendeve si AMD, Nvidia, dhe Palantir rëndom e kapin në befasi konkurrencën.

Kemi me dhjetra raste të ngjajshme, por pak raste përputhen me qartësinë strategjike, përsosmërinë inxhinierike, dhe momentumin që AMD ka krijuar nën udhëheqjen e menaxhimit të ri udhëhequr nga Lisa Su.

Kur Lisa Su mori drejtimin e AMD rreth një dekadë më parë, kompania ishte në një situatë të vështirë, literalisht në prag të falimentimit. Një aksion tregtohej me 2 dollarë, ndërsa kompania kishte produkte të vjetruara dhe joefektive, kultura e punës midis stafit ishte toksike dhe humbjet në shitje ishin masive.

Kritikët ishin të ashpër ndaj AMD-së, e cila shihej si një inovacion i dështuar dhe e paaftë për të sfiduar duopolin Nvidia/Intel në atë kohë. Situata ishte aq e pashpresë sa kompania u shënjestrua për blerje nga Inteli disa herë.

Gjithçka ndryshoi me ndryshimin e menaxhimit dhe qasjes ndaj produkteve dhe konsumatorit.

AMD ndryshoi cilësinë e produktit dhe diversifikoi ofertat e saj, duke i bërë qendrat e të dhënave dhe çipat inteligjentë një përparësi dhe duke mbajtur çipat e softuerit në të njëjtën kohë, por me kapacitet të kufizuar.

Pra, mbrenda një kohe të shkurtër, Lisa SU e thjeshtëzoi produktin, rriti efikasitetin, riparoi marrëdhëniet kryesore me klientët dhe nisi inovacionin e çipave të rinj (Ryzen dhe EPYC).

Si rezultat i saj dhe strategjisë briliante, aksionet e AMD janë rritur në nivele rekorde, nga 2 dollarë në vitin 2015 në 420 dollarë sot. Pra, kemi një rritje prej 770% në tërësi dhe një rritje prej 220% brenda një viti kalendarik.

Kjo lëvizje parabolike në vlerë nuk ndodh rastësisht dhe në asnjë menyrë mund të konsiderohet si ‘ punë fati’. Përkundrazi, AMD dhe NVIDIA, kapun velre trilonshe mu për shkaka te produkteve qe ende nuk mund te prodhojë askush. Dhe kjo zakonisht rezulton me rritje te jashtëzakonshme për nga ana e vlerës monetare.

Të dhënat e fundit që raportoi AMD janë vërtet mbresëlënëse.

Vetëm për tremujorin e fundit, mbi 10 miliardë dollarë të ardhura (rreth 38% më shumë se tremujori i vitit të kaluar), ndërsa qendra e të dhënave arriti mbi 5 miliardë dollarë (+57%). Lajmi më i mirë këtu është se kërkesa për çipat inteligjentë të AMD-së janë në rritje, sipas të dhënave zyrtare që u prezantuan në tremujorin e fundit.

Kritikët që pretendojnë se çipat AMD do të mbeten mbrapa Nvidia-s, kanë rezultuar të gabuar, sepse kompania po fiton pjesë të tregut dhe po rrit shitjet duke dyfishuar prodhimin e saj. E tëra kjo duke përfituar nga diversifikimi i produkteve më shumë sesa prisnin ekspertët dhe analistët e Wall Street.

Çfarë do të shohim më pas nga AMD, dhe si do të reagojë Nvidia tani që edhe Inteli ka hyrë në garë, mbetet për t’u parë.

Një gjë mbetet e sigurt, industria e çipave inteligjentë është në mes të një zgjerimi global dhe sipas një raporti mbi ‘Çipat e IA-së dhe pritjeve globale 2025-2030’ nga Goldman Sachs, botuar në Bloomberg, parashikimet e industrisë pritet të arrijnë një vlerë prej mbi 1 trilion dollarësh.

Ndërsa sot ky treg vlerësohet diku rreth 500 miliardë dollarë, dhe ky është ndoshta treguesi më i mirë se AMD dhe të tjerët do të na befasojnë prapë në të ardhmën, si klientët ashtu dhe aksionarët- dhe kjo është gjëja më e mirë në jetë- sa herë që kemi një ‘win-win’ për të dyja palët.

Të ngjashme