Disa gjëra që duhet t’i keni parasysh për lëkurën tuaj

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 00:33 | Nga Ekonomia Online

Aknet, rrudhat, lëkurë e thatë, skuqje, spote të errëta, enë të dukshme të gjakut etj. Të gjitha këto janë shenja që lëkura juaj po mundohet të ju tregoj.

Ndonjëherë, ndjeheni se lëkura juaj nuk është në gjendje më të mirë të mundshme. Arsyet mund të jenë të ndryshme, pagjumësia, stresi, por sido që të jetë, ju nuk ndjeheni mirë nëse edhe lëkura juaj e sidomos fytyra juaj nuk është në gjendje të mirë.

Aknet mund të jenë shenjë që hormonet e juaja janë të ç’rregullta

Shkaktarët e akneve në adoleshencë mund të jenë bërë për shkak ekspozimit ndaj produkteve me vaj, mirëpo duke u rritur, është për shkak hormonet- thonë mjekët. Aknet hormonale tek gratë ndodhin për shkak ciklit menstrual, raporton”Everyday Health”.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, produktet që përmbajnë squfur mund të ndihmojnë në pastrimin e fytyrës, transmeton lajmi.net.

Lëkura e errët nën sy nuk ka të bëjë asgjë me sasinë e gjumit

Gjenetika mund të luaj një rol të madh nëse keni lëkurë të errët nën sy dhe është diçka që ju nuk mund ta kontrolloni. Edhe pse Vitaminë c dhe E mund të ju ndihmojnë që të keni një lëkurë më të shëndrritshme.

Lëkura e thatë nënkupton se dermisi (shtresa e lartë e indit nën epidermë që e formon lëkurën e vërtet) juaj është i etur. Duke u plakur lëkura fillon të humbas një pjesë të madhe të lagëshitsë. Andaj duhet të përdorni produkte hidratuese.

Të ngjashme