Ndonjëherë, mbajmë botën mbi shpinën tonë, dhe në vend që ta bëjmë atë një vend më të mirë, përfundojmë duke i krijuar më shumë stres vetes. E keni këtë ndjesi?
Më poshtë, janë 12 gjëra për të cilat nuk duhet ta vrisni mendjen:
1. Të shqetësohesh për atë se çmendojnë të tjerët.
2. Të shqetësohesh për të qenë gjithmonë “në rregull”.
3. Të mendosh për perfeksionin e pamjes/trupit.
4. Të shqetësohesh për lartësinë e takës, duke dëmtuar rehatinë.
5. Të shqetësohesh për gabimet e së shkuarës.
6. Të shqetësohesh për thashethemet dhe atë së çfarë mendojnë të tjerët.
7. Të shqetësohesh për aprovim prej të gjithëve.
8. Ti jeton dhe do të jetosh, me apo pa “të dashurin”. Jeta jote varet nga ti.
9. Të shqetësohesh për një dështim. Mos e mendo. Gjithçka do të funksionojë në të ardhmen dhe këtë e kemi vetë në dorë.
10. Të shqetësohesh për të pasur patjetër një plan në fundjavë. Ndonjëherë, mund edhe thjesht të duash të shohësh TV.
11. Të shqetësohesh për të pasur tonelata me likes në facebook apo instagram.
12. Të shqetësohesh për gjërat që të mungojnë në jetë. Bëj edhe një listë të gjithë gjërave që ke dhe nuk do ta vrasësh më mendjen për gjërat që s’ke.