Disa javë pas mbylljes së karantinës, fillojnë renovimet në Qendrën e Studentëve

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Pas pak më shumë se dy javë prej se është mbyllur karantina, në Qendren e Studentëve në Prishtinë ka filluar renovimi i konvikteve.

Kështu bëhet e ditur nga njoftimi i kësaj qendre.

“Qendra e Studentëve në kuadër të planifikimeve për investime në vitin 2020 në përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve, ka filluar punimet në të gjitha hapësirat e jashtme dhe të brendshme në kampusin e konvikteve. Në konviktin nr 5 ka filluar gëlqerosja në të gjitha hapësirat e brendshme, rregullimi i mureve, ndriçimi, rregullimi dhe mirëmbajtja e nyjeve sanitare. Poashtu ne konviktin nr 2 ka filluar rregullimi i të gjitha banjove dhe nyjeve sanitare. Gjatë këtij viti Qendra e Studentëve do të vazhdoj edhe me projekte të tjera”.

Këtu janë vendosur personat të cilët kanë hyrë në Kosovë nga vendet e rajonit ose vendet e tjera të jashtme për t’u karantinuar për 14 ditë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Qendra e Studentëve në kuadër të planifikimeve për investime në vitin 2020 në përmirësimin e cilësisë së jetës…

Gepostet von Qendra e Studenteve-Prishtine am Donnerstag, 18. Juni 2020

Të ngjashme