Disa karakteristika të zgjedhjeve të djeshme

Prishtinë | 18 Tet 2021 | 12:12 | Nga Faton Abdullahu

RIKTHIMI

1) Të gjitha komunat kanë specifika të ndryshme, por si parti politike dje PDK e dëshmoj se ka krijuar një specifik të re – mund të ndryshoj dhe është në rrugë të mirë për ta bërë këtë. Qytetari këtë e ka vërejtur dhe e ka shpërblyer.
2) Dje qytetari me votë, shprehu drojën për të ardhmen e tij dhe të Kosovës, thjeshtë qytetari po e do PDK-n aty ku vendoset, si për fatin e tij ashtu edhe për fatin e Kosovës.
3) Dje në zgjedhje pati rikthim të PDK-së dhe kjo u bë në mënyrën më të mirë të mundshme e të matshme – me vota.
4) Dje në zgjedhje qytetari i Kosovës ja shtriu dorën PDK-së për pajtim dhe këtë e shprehu me besim.
5) Dje u pa se PDK-së ju shpagua qasje institucionaliste pa inati, qasja e matur por pa hezitim dhe qasja patriotike pa populizëm.
6) Dje u dëshmua se PDK i ka lexuar drejtë zgjedhjet e parafundit dhe zhgënjimin nga ato zgjedhje e ka kthy në punë kolektive.
7) PDK e ka dëshmuar, dhe këtë e ka aprovuar qytetari i Kosovës se, është parti shumë e guximshme por pa aspak arrogancë.
8/ PDK dje nuk do të dilte kjo që doli sikur pala tjetër, konkretisht Qeveria aktuale, të mos bënte ato që bëri dhe ato që la pa bërë.
9) Dje në zgjedhje qytetari i Kosovës ndëshkoj arrogancën politike dhe konfidencën në politikë, me çka tregoj se ai do respekt dhe përkujdes të vazhdueshëm, përndryshe hakmerret dhe ndëshkon me votë.

Të ngjashme