Disa lagje në Prishtinë kanë mbetur pa ujë për shkak të një defekti në rrjet.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Zonat ku mbesin pa ujë: Rruga,”Muharrem Fejza”, “Holger Petersen”, Rruga “B”, “Ukshin Kovaqica”, “Jakov Xoxa””Ahmet Gashi”, “Muhamet Qami” edhe rrugët për rreth Mati-1.
Në njoftim thuhet se ekipet teknike janë ende në terren për gjetjen e defektit.