Në qendrën më të madhe të votimit në Drenas, e cila është shkolla “Rasim Kiqina”, menaxherja e qendrës së votimit dhe njëkohësisht edhe drejtoresha e shkollës, Flakarta Gllareva, ka refuzuar të flas me ekipin e Klan Kosovës, për procesin e votimit në këtë qendër.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, e ka arsyetuar këtë duke thënë se shumica e menaxherëve të qendrave të votimit janë edhe drejtorë të shkollave, por se nuk janë të njoftuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si duhet, andaj për të mos bërë ndonjë gabim, iu është ndaluar që të flasin para kamerave.