Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Organizatori i protestës, Çlirim Haziri ka bërë thirrje te protestuesit të mos e gjuajnë asnjë mjet piroteknik në drejtim të policisë, raporton Ekonomia Online.
Një numër i mjeteve piroteknike kanë rënë në afërsi të policisë.
“Policia është e jona. Ne kemi dal për të protestuar, jo me u përlesh me policinë. Forca jonë është zëri ynë”, ka thënë Çlirim Haziri.
