Kroacia siguroi biletën për në finalen e Kampionatit Botëror për herë të parë në historinë e tyre. Kroacia ka mposhtur Anglinë me rezultatin 2-1 pas një nate të gjatë për të dyja skuadrat.
Kroacia ishte duke humbur me rezultatin 1-0 që nga minuta e 5-të pas një goli të bukur nga Kieran Trippier. Kroacia tentoi vazhdimisht për ta ndryshuar rezultatin dhe atë e arriti me anë të Ivan Perisicit i cili barazoi gjithçka në minutën e 68’, transmeton Gazeta Express.
Pasi rezultati ishte i barabartë, skuadrat shkuan në vazhdime, ku Kroacia doli fitimtare pas golit të Mario Mandzukicit në minutën e 109’, gol ky që i dërgoi kroatët në finale ku do të përballen me Francën.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga fotografitë që u realizuan në mesin e lojtarëve kroat duke festuar fitoren historike për ta. /Gazeta Express/