Vjeshta ka mbërritur e rrjedhimisht edhe produktet ushqimore që gjejmë në dyqan, veçanërisht në treg kanë ndryshuar.
Këto që do të shikoni më poshtë janë ushqimet më të mira dhe më të shëndetshme që mund të shijoni gjatë kësaj stine, transmeton Klan Kosova.
Molla
Është e pasur me antioksidantë dhe nuk thonë kot se një mollë në ditë mban mjekun larg.
Lakrat e Brukselit
Të pasura me vitaminë K, shumë të shijshme dhe burim hekuri për organizmin.
Dardhët
Mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara e të shoqëruara me ushqime të tjera. Janë burim për vitaminën C si dhe të pasura me fibra.
Lulelakra
Parandalon kancerin, ul kolesterolin si dhe është e pasur me vitaminën C.
Kungulli
Përmban omega 3 dhe acide yndyrore si dhe është burim për vitaminën A.
Kungulli i vjeshtës
Është i përbërë në masën 20% nga potasi dhe burim vitamine B.
Patatja e ëmbël
Burim i mrekullueshëm i vitaminës A, shkruan tesheshi, e pasur me hekur si dhe përfitime antiinflamatore.
Shega
pasur me antioksidantë, përveç se është tepër e shijshme, është burim i vitaminës A.
Portokalli i kuq
Është i përbërë në masën 75% nga vitamina C, një burim i mirë likopeni, përmban pektinë dhe sasi të vogla yndyrnash.