Disa protestues në Drenas në shenjë revolte kanë hedhur vezë në drejtim të policisë, raporton Ekonomia Online.
Protestuesit po qëndrojnë para stacionit të policisë në Drenas aty ky policia ka formuar kordon.
Mirëpo, pas këtij veprimi reaguan organizatorët e protestës duke i ndalur protestuesit.
“Mos gjuani, ne nuk jemi dhunues, jemi protestues. Policia e ka organizuar bashkë me ne protestën, andaj mos gjuani”, ka thënë njëri nga organizatorët.
Kjo protestë erdhi pas rastit të dhunimit të të miturës në këtë qytetet, e cila dyshohet se u abuzua nga mësimdhënësi i saj e më pas edhe nga zyrtari policor tek te cili e paraqiti rastin.