Disa qytetarë mblidhen para fillimit të seancës së Kuvendit

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 10:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet seanca për votimin e Qeverisë së re.

Flutra Zymi është njëra nga protestuesit, e cila mbanë në dorë një pankartë me mbishkrimin “Vota ime nuk lejojë të manipulohet”.

Ajo tha se votat janë manipuluar dhe se protesta jo patjetër duhet të jetë politike.

“Jam dal sepse vota ime është manipuluar. Tjetër çka po ndodhë sot, e diçka tjetër është premtu gjatë fushatë. Kjo është manipulim i votës, është vjedhje e plotë e votës. Nuk do të thotë se gjithçka është politike, nuk do të thotë që qytetarët nuk dinë me organizu protestë. Këtë protestë se di kush e ka organizuar, faleminderit shumë që ma ka dhanë mundësinë me ardh edhe me e mbajt këtë në dorë”, tha Zymi.

Përveç saj edhe një rup qytetarësh janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës, të cilët po protestojnë për zgjedhjen e Avdullah Hotit kryeministër.

Madje njëri prej tyre që e ka quajtur veten “Dëshpërim Kosova”, teksa ka thënë se nuk i përket asnjë subjekti politik, por vlerëson se me votimin e Qeverisë së re, Kosovës po i kthehet krimi.

Ndërkohë, në ora 11:00 është paraparë që të mbahet seanca ku pritet të votohet Qeveria në krye me Avdullah Hotin e LDK-së.

Të ngjashme