Disa raste dhune ndaj grave

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se gjatë ditës së djeshme në disa vendbanime të Kosovës janë regjistruar raste të sulmit ndaj grave.

Njëra nga këto ka ndodhur në Podujevë, rreth orës 16.

Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari, mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, saktëson raporti.

Po ashtu dje, por në fshatin Zabllaq të Istogut, rreth orës 19:00 është arrestuar një mashkull , i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, që të dy shqiptarë e shtetas të Kosovës.

Nuk raportohet për te lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i sotshëm i Policisë së Kosovës përmend edhe një sulm tjetër të burrit ndaj gruas, që kishte ndodhur dje në Gjakovë në orën 19:45.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Bashkëshortja ka pësuar lëndime dhe ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, theksohet në raport.

Në Prizren, dje, në orën 06:27, sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, një femër, K/Shqiptare, ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga një mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në Raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme