Këshilltarja e Haradinajt: S’e kisha menduar asnjëherë që nëna ime do të privohej nga jeta kështu

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Këshilltarja e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, Diellza Hoti të cilës njerku ia vrau nënën, ka kujtuar atë në ditën Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Hoti ka thënë se vrasja e një gruaje nuk është burrëri dhe të gjithë ata qe e arsyetojnë dhe e përkrahin vrasjen e një gruaje janë bashkëfajtorë.

“Nuk e kisha paramenduar asnjëherë që nëna ime do të behej një numër me shumë në listën e grave të privuara nga jeta e tyre”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, Armenda Aliu u vra nga bashkëshorti i saj me 15 plumba, në gusht të këtij viti.

Ky është postimi i saj i plotë:

Kater gjera:

“1. Vrasja e nje gruaje nuk eshte dhimbje e ceshtje private e vetem nje familjeje te caktuar, eshte ceshtje e te gjitheve, kerkon bashkepunim dhe perpjekje per vetedijesim qe neser mos te kete viktime tjeter;

2. Vrasja e nje gruaje nuk eshte asnjehere reagim i pranueshem si rezultat i fjalosjeve, konflikteve momentale apo afektit, vrasja e nje gruaje nuk ka justifikim;

3. Vrasja e nje gruaje nuk eshte burreri dhe te gjithe ata qe e arsyetojne dhe e perkrahin vrasjen e nje gruaje jane bashkefajtore;

4. Traditat patriarkale dhe ideologjite komuniste per fat te keq ende kane rrenje te thella te shume njerez ne shoqerine tone.

•Nuk e kisha paramenduar asnjehere qe nena ime do te behej nje numer me shume ne listen e grave te privuara nga jeta e tyre.

Gruaja qe me ka lindur, edukuar dhe shkolluar me nje perkushtim absolut dhe dashuri te vazhdueshme. Ajo e cila ishte sinonimi i sakrifices dhe i urtesise.

Dhe per vlerat e saj te gjithe ata qe e kane njohur, kane shume per te thene.

Ajo e cila sot nuk jeton me, qe nuk mund te jete afer meje dhe motres time qe me aq mund na rriti dhe rrugetimi i saj i mbushur me dashuri e harmoni me ne iu nda ne gjysme, ajo e cila ishte femiu dhe gezimi i pare i gjyshes sime e sot i eshte kthyer asaj ne dhimbjen me te madhe jetesore, ajo e cila e fillonte diten duke e kontaktuar mbesen e saj te vetme dy vjecare por nuk do te mund te ja uroj asaj ditelindjen e trete ne muajin qe po vjen, ajo e cila i kishte motrat dhe vellezerit e saj motiv per te jetuar, e sot vdekja e saj tragjike ua ka humbur motivin per jete atyre.

Ajo e cila ishte plot jete, por jeta e saj perfundoi ne menyren me mizore te mundshme.

Sa e dhimbshme, sa e rende, e sa veshtire e pranueshme per mua edhe pse po mbushen plot kater muaj qe nga ajo mbremje e mallkuar kur e kam kuptuar se nena ime nuk jeton me.

Sidoqofte, nuk e kam ndermend te flas se si ndihem une dhe sa e rende eshte per mua, se ne fund te dites nuk me detyrohet askush t’i degjoj vuajtjet e mia personale por te pakten te punojme secili ne vetedijesim, qe ky te jete rasti i fundit i tille ne Kosove”.

Të ngjashme