Disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Disa raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Në Fushë Kosovë një person i komunitetit rom është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Viktima s’ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një shqiptar ka sulmuar bashkëshorten e tij, pas një mosmarrëveshjeje. Edhe ky është dërguar në mbajtje.

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi kishte sulmuar fizikisht gra, për çka policia nuk ka specifikuar numër. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje është raportuar edhe në Prizren. Aty një burrë ka sulmuar disa gra të cilat si pasojë e sulmit kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme