Disa takime mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, por me qëllime krejtësisht të ndryshme.
Kurti e fton Abdixhikun me një synim të qartë: ta çojë vendin në zgjedhje, duke ndërtuar narrativën se ka bërë përpjekje për zgjidhje, por se të tjerët e kanë bllokuar.
Abdixhiku, nga ana tjetër, shkon në takim me synimin për të penguar një proces të ri zgjedhor, nga i cili varet edhe pozita e tij politike brenda LDK-së.
Kur dy palë ulen në të njëjtën tavolinë me qëllime të kundërta, rezultati është i parashikueshëm.
DËSHTIMI