Disa të vrarë nga sulmi i Al-Shababit në kryeqytetin e Somalisë

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Së paku 11 njerëz u vranë nga shpërthimi i makinës bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Sulmi ndodhi në parkingun e një qendre tregtare, thanë zyrtarët.

Mbi 15 vetë u plagosën dhe u dërguan në spitale për trajtim, tha oficeri i policisë, Ali Hassan Kulmiye.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi islamik Al-Shabab, i cili është i lidhur me Al-Kaidën.

Al-Shabab përpiqet të krijojë një shtet fundamentalist islamik në Somali.

Militantët e tij vazhdimisht sulmojnë ndërtesat qeveritare, hotelet dhe restorantet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme