Diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, kritikojnë Serbia, Mali i Zi e Bosnja

Prishtinë | 16 Pri 2024 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Biljana Pantiq Pila nga Serbia kritikoi raportin e deputetes greke duke thënë se çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës nuk mund të anashkalohet.

“Ju keni vendosur të shkelni ligjin ndërkombëtar. Nëse lejoni të ashtuquajturën Kosovë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pa themelimin e Asociacionit, atëherë Asociacioni nuk do të themelohet asnjëherë”, tha ajo.

Maja Vukiçeviq, deputete e Malit të Zi, po ashtu u deklarua kundër antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Vukiçeviç është anëtare e Partisë Popullore Demokratike (DNP) proruse në parlamentin malazias.

Branislav Borenoviq nga Bosnja dhe Hercegovina u shpreh kundër anëtarësimit duke thënë se “duke vendosur në agjendë pranimin e të ashtuquajturës Kosovës po dëshmojmë kolapsimin e të drejtës ndërkombëtare, në zemër të Evropës”.

Të ngjashme