Në diskutimin e pikave të rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.
Ministri Abelard Tahiri, tha se miratimi i komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës ka për qëllim transformim e mëtejmë të sistemit të drejësisë.
“Provimi i Jurisprudencës është kusht për ushtrimin e profesionit të gjyqtarit, prokurorit apo avokatit, hapi i parë për karrierën profesionale, jam i përkushtuar në ngritjen e cilësisë së organizimit të provimit të Jurisprudencës. Grupi përbëhet prej figurave eminente të sektorit të drejtësisë: Aleksander Lumezi kryetar i komsionit, Haxhi Gashi anëtar i komisonit, anëtar Nebojsha Borishish, antarë Afërdita Bytyqi dhe Enver Peci anëtar i komsioonit”, tha Tahiri.
“Unë besoj që pa humbur kohë mund të organizojmë provimin e jurispodencës për gjithë ata që duan të kontribojnë në transformimin e mëtejmë të drejtësisë dhe në konsodolimin e shtetit të së drejtës. Ju uroj ta mbështetni me votën tuaj këtë përbërje të komisionit”.