Diskutohen sfidat e institucioneve sa i përket sigurisë kibernetike

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 16:06 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, njëherit Koordinator Kombëtar i Strategjisë për Siguri Kibernetike, priti në takim pune, Kreshnik Gashin, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga MPB në këtë takim u diskutua për të arriturat dhe sfidat më të cilat ballafaqohen institucionet e vendit sa i përket sigurisë kibernetike. Po ashtu u diskutua edhe për aktivitetet e strategjisë të cilat përfshijnë të dy institucionet, me qëllim të intensifikimit të koordinimit.

“Zëvendësministri Shkodra vlerësoi domosdoshmërinë e të qenurit në hap me trendët e zhvillimit të teknologjisë.

Ai shtoi se Republika e Kosovës ka bërë përparime të dukshme në fushën e sigurisë kibernetike, por duhet të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përgjigjemi sfidave që vinë me zhvillimet e reja teknologjike”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme