Gjatë ditës së sotme është mbajtur konferenca rajonale me temën “Kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë dhe rajon – Çka tutje?”, kjo është organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
Në këtë konferencë u diskutua për ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë, ku u tha se në Kosovë nuk është eliminuar rreziku ndaj kësaj dukurie.
I pranishëm në këtë konferencë ishte Peter Van der Bloemen, zëvendësambsador në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës, që tha se ofron gatishmëri të madhe ndaj Kosovës për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.
Koordinator nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Republikën e Kosovës, Fatos Makolli, tha se është një sfidë parandalimi i ekstremizmit.