79 shtetas të Shqipërisë i janë bashkuar luftës në Siri

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 18:01 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshi, në panelin me temë diskutimi “Ekstremizmi i dhunshëm dhe kthimi i luftëtarëve të huaj”, ka bërë të ditur se 79 meshkuj shtetas shqiptarë të shoqëruar nga 27 gra dhe 38 fëmijë kanë shkuar në Siri që nga shpërthimi i luftës atje, raporton EkonomiaOnline.

Ai shtoi se këto të dhëna janë rezultat i dështimit të institucioneve dhe mungesës së ligjeve gjatë viteve të 90-ta.

“Ne jemi vend kampion sa i përket bashkëjetesës fetare dhe tolerancës por megjithatë së fundmi kemi pasur problemet me ekstremizmin e dhunshëm. Sipas të dhënave tona 79 meshkuj të shoqëruar nga 27 gra dhe 38 fëmijë kanë udhëtuar në Siri që nga shpërthyer lufta. 26 shtetas shqiptarë kanë humbur jetën në konfliktin në Siri, kjo është shqetësuese. Këto shifra janë rezultat i dështimit të institucioneve. Mungesa e ligjeve gjatë viteve 90 rezultoi me disa deviacione”.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat  Xhaferi, tha se rendësi të madhe në luftimin e ekstremizmit ka bashkëpunimi mes shteteve dhe aspekti i joqeveritar.

“Rajonit tonë por edhe Evropën paraqet sfide serioze sepse pikërisht nga vendet tona kishte pjesëtarë të ISIS. Rëndësi të madhe ka bashkëpunimi mes shteteve. Këtë bashkëpunim ne Maqedoni e cilësoj si pozitive gjate krizës së refugjatëve. Shumë e rëndësishme është mënyra e risocializimit të këtyre njerëzve që kthehen. Në këtë drejtim ka rol të jashtëzakonshmen aspekti jo qeveritar. Edhe këtu nuk duhet të mungojë bashkëpunimi me investiguesit . Kjo është sfidë reale, si shtete të përgjegjshme besoj se do te mbrohemi”.

Presidenti i OSBE-së, George Tsereteli, bëri të ditur se 40 mijë luftëtarë të huaj aktiv vijnë nga Evropa Juglindore.

Ai tha se duhet të përmirësohet legjislacioni kombëtar dhe ai të harmonizohet me rezolutat e OKB-së si dhe të rritet shkëmbimi i informacioneve.

“40 mijë luftëtarë të huaj aktive, shumica nga ta vijnë nga Evropa Juglindore, kjo është e rëndësishme. Duhet e përmirësojmë legjislacionin kombëtar, duhet që ai të reflektojë rezolutat e OKB-së dhe OSBE-së, ato janë shumë te rëndësishme. Duhet te strukturojmë më shumë koordinimin, të rrisim shkëmbimin e informacioneve në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar”.

Pette Morocco, Ndihmës Sekretar për parandalimin e konfliktit, ka thënë se është  mirë që në Kosovë ka një program përmes së cilit është duke u luftuar terrorizmi dhe që janë duke u identifikuar personat që janë të pirur për tu radikalizuar.

“Ne media shikojmë që ka keq informacion, duhet të jemi të kujdesshëm që të identifikojmë lajmin falso. Ne jemi partner të mrekullueshëm. Ne kemi historinë e undit, duhet të përdorim plagët e historisë së fundit, të kërkojmë shërimin. Ky është proces që kërkon kohë. Në Bosnjë është një legjislacion i ri që ka ndaluar mbështetje financiare të. Edhe në Kosovë është një tjetër program që është duke luftuar terrorizmin dhe janë duke identifikuara ata që janë të pirur për tu radikalizuar”.

Të ngjashme