Diskutohet roli i punonjësve shëndetësorë në përmirësimin e të ushqyerit me gji

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 07:18 | Nga Ekonomia Online

Aksion për Nëna dhe Fëmijë (AMC) organizon sot konferencën për përmirësimin e cilësisë dhe mbështetjen në të ushqyerit me gji nëpër Qëndra të Mjekisësë Familjare (QMF), e cila është duke u financuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kjo konferencë është pjesë e projektit “Përmirësimi i praktikave mike në të ushqyerit me gji” në Kosovë, në bashkëpunim mes Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe AMC, sidhe me mbështetjen e një Komiteti Këshillues Kombëtar.

Konferenca do të mbledh gjithësej mbi 100 profesionistë shëndetësorë që punojnë në kujdesin antenatal dhe me foshnjat nga 0-12 muaj në pesë Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare si Drenas, Ferizaj, Gjakove, Lipjan dhe Prishtinë.

Punëtoria është krijuar për të theksuar ndikimin e punonjësve shëndetësorë në ushqyerjen me gji, për të sqaruar rolin e tyre në mbështetjen e ushqyerjes me gji dhe t’i frymëzojë ata të bashkë-zhvillojnë një plan për ndryshime pozitive.

Programi përfshin ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe ka një fokus në aktivitetet bashkëpunuese.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme