Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “Budapest 2021” që po zhvillohet në Hungari.
Distria ka vazhduar me ndeshje të mira dhe ta bëjë krenarë Kosovën me arritje.
Xhudistja pejane shënoi tri fitore në kategorinë e saj deri në 48 kilogramë, për të vazhduar suksesshëm rrugën drejt titullit kampione e botës. .
Në dy meçet e para, Distria arriti të kualifikohet pa lojë, ndërsa në 1/8-tën e finale ajo mposhti rusem Sabina Giliazova me “Waza-ari”.
Xhudistja jonë ishte e papërmbajtshme edhe në çerekfinale, duke e mposhtur po ashtu me “Waza-ari” spanjollen Laura Martinez.
Në gjysmëfinale, pejania do të përballet me japonezen e njohur Naomi Tsunonda.