Kampionia Olimpike Distria Krasniqi e ka fituar medaljen parë të artë për vitin 2022 në “Grand Prix Almada” të Portugalisë.
Distria në finale e ka mposhtur kroaten Ana Viktorija Puljiz me Ippon.
Krasniqi, në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Ëazaari dhe tri dënime për Ippon francezen Leonie Gonzalez, njofton Klankosova.tv.
Distria, në çerekfinale, mposhti me 3 dënime për Ippon spanjollen Ariane Toro Soler.
Në gjysmëfinale ajo mposhti me Ippon nikoqiren, portugezen Joana Diogo.