Dy xhudistet kosovare Distria Krasniqi e Fjolla Kelmendi sot kanë shënuar edhe një sukses.
Distria Krasniqi, që garon në kategorinë deri në 52kg, është kualifikuar në finale pasi në gjysmëfinale mposhti gjermanen Beischmidt.
Kurse Kelmendi në garën deri 48 kg do të luftojë për medalje të bronztë kundër ruses Anastasia Pavlenko.
“Medalje për Kosovën siguron Distria, e cila është në finale të Grand Prix Zagreb, kurse Fjolla Krasniqi do të luftojë për medalje të bronztë”, ka shkruar Driton Kuka.