Dita Botërore e Librit e gjen UBT-në me bibliotekën më të madhe në vend

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Libri është pjesë e pandashme e studimit dhe formimit intelektual të njerëzve. E këtë mundësi e gjejnë lehtësisht studentët e UBT-së, pasi nëpër kampuset e institucionit gjenden mbi 250 000 tituj librash të të gjitha fushave të studimit, dhe atë, në dhjetëra gjuhë të botës.

Biblioteka posedon infrastrukturë moderne në të gjithë hapësirën e punës dhe të shërbimeve dhe ka krijuar një katalog elektronik, përmes të cilit lexuesit mund të informohen rreth gjithë materialit që ekziston në bibliotekë.Studentët mund të bëjnë kërkesën për marrjen e librave nga distanca.

Publikimet që janë fituar zakonisht janë nga qendrat e mirënjohura ndërkombëtare.

Krahas kësaj, UBT ka në posedim edhe bibliotekën elektronike, si dhe ka krijuar qasje për studentët e vet nëpër bibliotekat më të mëdha në botë, me qëllim që studentët të kenë material të bollshëm për studim e hulumtim.

EBSCO, Jstore, Sage Journals dhe Biblioteka online e UBT-së, janë burimet nga të cilat studentët mund të shërbehen dhe të kenë në dispozicion mijëra artikuj dhe publikime shkencore.

 

Urime Dita Botërore e Librit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme