Dita Botërore kundër Turbekulozit

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 09:54 | Nga

Në Kosovë, numri i njerëzve me sëmundjen e Turbekulozit është ulur Sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin Kosovës (RTK), mysafirë të ftuar ishin Majlinda Gjocaj nga Ministria e Shëndetësisë dhe Lulzim Çela nga CDF, të cilët kanë folur për “Ditën Botërore të Turbekulozit”

Në Kosovë ka arsye që Dita Botërore e Turbekulozit të festohet për arsye se nga viti në vit numri i njerëzve që kanë këtë sëmundje po ulet.

“Ministria e shëndetësisë si çdo vit tjetër ka përgatitjet e saj fillojnë me një shënim të “Ditës Botërore të Turbekulozit” , ne kemi një arsye për të shënuar dhe për të festuar duke pare numrat nga viti ne vit të cilat janë në zbritje , thotë Majlinda Gjocaj.

Ministria fillon me kremtimin kryesor cili mbahet ne bashkëpunim me Fondin Komunitar për Zhvillim, donatorin e fuqishëm Fondin Global, Institutin e Shëndetit Publik, Asosacionin e Mjekëve Pulmulog të Kosovës dhe do të mbahen edhe disa aktivitete të tjera nëpër regjione, këto aktivitete janë në cilësinë e fushatës vedijësuese për parandalimin e Turbekulozit, trajtimit dhe mënyrës se diagnostifikimit .

CDF dhe Fondi Global të cilët janë hisedar të programit Kombëtar për kontrollin e tuberkulozit dhe të cilët përkrahin zbatimin e programit kombëtar të Tuberkulozit në përkrahje te Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore ane e mbanë Kosovës, flasim për një armate të vogël të punëtoreve shëndetësor dhe jo shëndetësor por që numëron rreth 600 persona të cilët janë në shërbim të pacientëve të prekur nga Tuberkulozi ose të sëmur ,thotë Lulzim Çela.

Për vitin 2016 numri total i të prekurve nga sëmundja e turbekulozit për gjithë regjionin e Kosovës është rreth 717 raste të reja që i përket një incidence për rreth 40.5 të sëmur për 100mij popullatë e cila është një shifër relativisht e larte, duke krahasuar me vendet e regjionit, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, ne ende prime dhe jemi ne top listën e numrit të të prekurve, por duke pare trendin e përgjithshëm të rënies së Turbekulozit në Evropë prapë kemi arsye për të festuar edhe pse incidence është relativisht e larte. “Sivjet motoja kryesore e Organizatës botërore të Shëndetësisë ju është dhe në koekzistences bashkë sëmurjes së Turbekulozit me HIV-in, kjo për arsye se numri i rasteve të Turbekulozit dhe HIV bashkekzistencë e tyre në Evropë ka ardhë në rritje e sipër d.m.th eshte40% më e rritur se vitet e tjera dhe kjo ka alarmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, tha Gjocaj.

Gjocaj tha se, për fatin e mire në Kosovë nuk ekziston ai trend I larte siç është edhe ne Evropa sa i përket bashkekzistencës së Turbekulozit me sëmundjen e HIV-it dhe ka shume pak raste të një bashkekzistence të tille dhe moto e sivjetme për Kosovën është “Së Bashku ta Mundim Turbekulozin”.

Të ngjashme