Ministrja e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, me rastin e shënimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, u shpreh se kjo mbetet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë.
Ministrja potencoi se gjuha është identitet kombëtar, shpirtëror e kulturor “andaj ta ruajmë e të kujdesemi për të”.
“Kongresi njësoi alfabetin me 36 shkronja latine, që e përdorim edhe sot, duke çuar drejt bashkimit gjuhësor kombëtar të gjithë shqiptarët. Me përulje e krenari, në ditë të veçantë si kjo i kujtojmë të gjithë atdhetarët, intelektualët e albanologët, mësimdhënës e kontribues, gra dhe burra, të cilët kanë ruajtur të pastër gjuhën Shqipe.”, shkroi Nagavci në Facebook.
“Gëzuar Ditën e Alfabetit!”, shtoi Nagavci.