Dita e Flamurit bën bashkë Ramën e Metën në Vlorë

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Dita e sotme është një ditë feste për të gjithë shqiptarët. Si sot, 106 vite më parë, më 28 nëntor 1912, u shpall Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë. Autoritetet e larta shtetërore kanë zhvilluar homazhe te “Ushtari i panjohur” në Vlorë. Ceremonitë zyrtare kanë bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta të cilët kanë vendosur kurora me lule, ndërsa kanë marrë pjesë edhe anëtarë të kabinetit qeveritarë e deputetë. Pjesë e homazheve ka qenë edhe zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Nga ana tjetër opozita nuk ka udhëtuar në qytetin e Pavarësisë, por ka festuar e vetme në Tiranë. Kryetari i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bujar Nishani si dhe deputetë e mbështetës të opozitës, kanë zhvilluar homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve” në kryeqytet. Ndasitë e thelluara politike mes maxhorancës dhe opozitës janë reflektuar edhe te festa kombëtare e shqiptarëve e cila duhet të shërbente si ditë unifikimi.

Ismail Qemali, bashkë me patriotë të tjerë dhe atdhedashës zgjodhën këtë datë për të ngritur flamurin dhe për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë. Kjo datë është quajtur si “nëntori i dytë”, pasi këtë datë zgjodhi edhe Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu për Clirimin e Krujës në 28 nëntor 1443.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme