Dita e parë si kryeministër, Xhaferi: Sfidave u jam qasur me planifikim të mirë, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në ditën e parë të tij si kryeministër është shprehur se edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim.

Ai tha se të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u është qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë.

“Dita e parë Kryeministër Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan,  drejtim dhe qëllim. Të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme