Dita e pestë e gjyqit në Hagë, vijon mbrojtja e Selimit e më pas e Krasniqit

Prishtinë | 13 Shk 2026 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot do të vazhdojë seanca gjyqësore me deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimi, për t’u pasuar më pas nga mbrojtja e Jakup Krasniqi.

Dje përfundoi dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në procesin e madh gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts, hodhi poshtë të gjitha pretendimet për emërime të personave të caktuar nga klienti i tij gjatë periudhës së luftës, duke i cilësuar ato si të pabazuara.

Roberts pritet të vazhdojë paraqitjen e tij edhe gjatë paradites së sotme, ndërsa më pas fjala do t’i kalojë mbrojtjes së Krasniqit.

Seanca pritet të nisë në orën 09:45 sipas kohës lokale dhe të përfundojë rreth orës 16:45.

Të ngjashme