Dita Ndërkombëtare e Ajrit të Pastër:- Fejzullahu: “Rëndësia për vetëdijësim është shumë e lartë”

Prishtinë | 07 Sht 2023 | 16:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dita Ndërkombëtare e Ajrit të Pastër u përcoll me aktivitete për fëmijë e adoleshentë, si dhe u dhuruan lule e u shpërndanë “stickers” në stacionët e autobusëve urban, raporton Ekonomia Online.
Ngjarja u organizua nga grupi joformal i të rinjëve, Pure Air Ecocycle nga Prishtina.

Kaltrina Fejzullahu, Zyrtare e Projketit dhe Informimit tha për Ekonomia Online se ky organizim ka qëllim ngritjen e nevojës dhe përgjegjësisë në luftën kundër ndotjes së ajrit.


“Prandaj rëndësia për vetëdijësim është shumë e lartë, po mundohemi me e gdhend njëfar mënyre tek fëmijët e vegjël, po ashtu edhe tek rinia këtë nevojën edhe përgjegjësinë për me e marrë vet në dorë luftën kundër ndotjes së ajrit”.


“Po dojna me ngrit vetëdijen e qytetarëve, që me ja nis të paktën prej tyre, me e ditë që ajëri i pastër është shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut, t’u e marrë parasysh që ndotja e ajërit është shumë e dëmshmë për organizmin edhe shkaktojnë sëmundje të ndryshmë kronikë, sëmundje të sistëmit kardiovaskular dhe sistemit respirator, po ashtu munden me shkaktu edhe vdekje të parakohëshme te personat që veç i kanë këto sëmundje”.


Sipas Fejzullahut, cilësia e ajrit në Kosovë nuk është e mirë për shkak të faktorëve që ndikojnë në ndotjen e tij.


“Siç e dim në Prishtinë por edhe në qytetet e tjera të Kosovës, ajëri është mjaftë i ndotur, duke e marrë parasysh qarkullimin e lartë të veturave, por edhe gjatë stinës së dimrit i kemi edhe ngrojet me qymyr, në Prishtinë anash ngorhjes më qymyr që bëhet në ekonmit familjare, e kemi afër edhe termocentralin e Obiliçit, që vjen ndotja edhe prej atje” tha Fejzullahu.

Të ngjashme