Kryeministri Ramush Haradinaj dhe deputeti Labinot Tahiri i kanë shpeshtuar takimet mes vete.
Se janë takuar sot e bëri të ditur kryeministri nëpërmjet një postimi në Facebook, njofton Klan Kosova.
Bashkë me Tahirin në takim shkuan edhe një grup fermerësh nga Ferizaj, ku u diskutua për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri, të cilët ditë më parë protestuan para Qeverisë.
Ky është postimi i plot i Haradinajt:
Prita në takim një grup fermerësh nga komuna e Ferizajt të shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, me të cilët diskutuam dhe shqyrtuam modalitetet e kompenzimit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri në këtë anë.
Theksova se Qeveria e vendit duke qenë përherë në mbështetje të fermerëve, do t’i shqyrtojë në afat optimal të gjitha mundësitë e trajtimit të kësaj teme në mënyrë që çështjet e ngritura nga ta të marrin kujdesin e merituar!