Shkolla fillore “Emin Duraku” në Shtime ka njoftuar se sot do mbajnë ditë zie, pasi nxënësi i kësaj shkolle, Yll Ramadani, vdiq të dielën në një aksident trafiku bashkë me familjen.
”Shkolla jonë sot në DITË ZIE. Dje si pasojë e një aksidenti komunikacioni, Yll (Naim) Ramadani (04.01.2011), nxënës i klasës së katërt ka ndërruar jetë bashkë me familjen e tij. Jemi të thyer thellë në zemër, gjithë trishtim e dhimbje. Të gjithë jemi të dëshpëruar nga kjo tragjedi, e cila erdhi pas pakujdesisë së vozitësve në rrugë! Ylli ishte nxënës i qetë, i lumtur dhe i hareshëm. Ai kishte një etje të vërtetë për të mësuar dhe i pëlqente të luante me shoqërinë e tij”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Bëhet e ditur se me vendim të kryetarit të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, do të pezullohen të gjitha aktivitetet në shkollën “Emin Duraku”.