Dita Botërore e Shëndetësisë, pjesëmarrja në kujdesin shëndetësor është e pa barabartë

Prishtinë | 05 Pri 2024 | 11:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra për Qeverisje të Mirë dhe “Action for Health”, me rastin i Ditës Botërore të Shëndetësisë – 7 Prillit, kanë organizuar konferencën me temën “Shëndeti im, e drejta ime”, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, më këtë rast ka përmendur dokumente strategjike te hartuara dhe miratuara nga ana e MSh-së për fushën e shëndetësisë.

“MSH-ja ka hartuar dhe miratuar dokumente strategjike, është plani i veprimet për sistemin e menaxhimit të cilësisë në tri nivelet e kujdesit shëndetësor 2024-2026. Është plani i veprimet për vetëmenxhimin e pacienteve me diabet dhe hipertension në kujdesin dytësor dhe shëndetësor gjatë këtij viti. Është plani i veprimit për Forcën e Sigurisë dhe  institucionet që ofrojnë shërbimin emergjent i cili ka filluar nga viti 2023 dhe do të vazhdoj edhe gjatë vitit 2025. Një profesionist shëndetësor i munguar në aspektin e kurrikulave shkollore në nivel të Kosovës. Është plani i veprimet për zbatimin e ligjit për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse…”, ka thënë ai.

Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë, ka thënë se tema e sotme i dedikohet mbrojtjesë së të drejtës për të pasur qasje në shërbime cilësore shëndetësore dhe fuqizimi i individëve për të realizuar të drejtat e tyre në fushën e shëndetësisë pa diskriminim.

“Që ka një temë të rëndësishëm që i dedidko mbrojtja e të drejtës për të pasur qasje në shërbime cilësore shëndetësore dhe fuqizimi i individëve për të realizuar të drejtat e tyre në fushën e shëndetësisë pa diskriminim. E kemi marr si fokus te diskriminimi dhe jo vetëm. Shëndeti nuk ka të bëjë vetëm më MSH por shëndeti është një gamë e gjerë që përfshinë institucionet që të bëjnë një punë të përbashkët. Ajo që secili nga ne ka të bëjë me kuptu jo veten të drejtën për shëndet por edhe si me forcuar edhe dialogun për të përcjellë tek të tjerët të drejtat që na takojnë për shëndet. E drejta për shëndet natyrisht që është e garantuar me shumë instrumente ndërkombëtare të shëndetësisë, duke tregu një gamë të gjerë të përfshirjes së çështjeve që kanë të bëjnë më shëndetin dhe problemet e shumta që janë paraqitur në mbarë globin, si uria e pandemia, por edhe aspekte të tjera, kjo ideja është që sot kemi bërë bashkë institucionet për të diskutuar shumë çështje dhe të marrim veprime të përbashkët se çka tutje”, ka thënë ai.

Nezaqete Rukovci nga “Action for Health”, ka thënë se ky takim shënon rëndësinë e te drejtave shëndetësore dhe se kjo është një rrugëtim për t’i fuqizuar individët që të mbrojnë të drejtën e tyre themelore për shëndet.

“Sot jemi takuar për të shënuar rëndësinë e te drejtave shëndetësore. Ne e nisim një rrugëtim për t’i fuqizuar individët që të mbrojnë të drejtën e tyre themelore për shëndet. Në një botë ku pjesëmarrja në kujdesin shëndetësor mbete e pa barabartë dhe pabarazitë që vazhdojnë është e domosdoshme që ne të bashkohemi për t’i trajtuar këto sfida drejtpërdrejt”, ka thënë ajo.

Të ngjashme