Në Vushtrri po mbahen Ditët e Diasporës, një ngjarje tashmë tradicionale që organizohet nga Komuna e Vushtrrisë, gjatë verës, kur në vendlindje qëndrojnë bashkatdhetarët, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Vushtrrisë, nën patronazhin e të cilit organizohet ky aktivitet treditor, ka ndarë mirënjohje për disa nga personalitetet nga diaspora që kanë dhënë kontribut për Vushtrrinë dhe Kosovën.
Në një fjalë rasti, Idrizi i ka uruar mirëseardhje diasporës në vendlindje. “Bashkëatdhetarë të dashur mirë se keni ardhur në këtë festival. Jam shumë i lumtur që keni ardhur”.
Edhe pse vendi i vogël, Feriti tha se Vushtria ka nxjerrë plot atdhetarë. “Për këtë atdhe keni shërbyer dhe derdhur lotë e gjak”, u shpreh Idrizi.
Më pas, për disponimin e qytetarëve të mbledhur në bulevardin “Adem Jashari” – më të shumtët të rinj, janë përkujdesur artistët Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli.
Gjithashtu Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina” ka pasur një performancë.


