Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi me ambasadorin gjerman, Aleks Ditman, për shumë çështje e ndër më kryesoret ishte ajo e Kosovës.
Nga ana e tij, ambasadori gjerman, Aleks Ditman, theksoi se dialogu i brendshëm për Kosovën është potez i qëlluar e serioz, njoftojnë mediat serbe.
Ndërkaq, Vuçiq theksoi se dialogu i brendshëm si dhe vazhdimi i dialogut me Prishtinën është në shërbim të paqes afatgjate në rajon.
“Përderisa arrijmë sukses në vendosjen e marrëdhënieve të mira shqiptaro-serbe, ky rajon do të ketë ardhmëri më të mire”, theksoi Aleksandar Vuçiq.